Hetimi për mbetjet toksike, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë ‘Kurum’ pas 10 vitesh

Hetimi për mbetjet toksike, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë ‘Kurum’ pas 10 vitesh

Kurum TIRANË-Kompanisë ‘Kurum’, një nga operatorët më të mëdhenj të industrisë metalurgjike në Shqipëri, i është hequr leja mjedisore pas 10 vitesh. Mësohet se vendimi nga ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj i cili më 3 nëntor 2026 ka firmosur urdhrin për shfuqizimin e lejes mjedisore të tipit  A, me numër PN-3843-09-2016. Leja mjedisore për kompaninë në fjalë është lëshuar që prej shtatorit të vitit 2016. Vendimi prek aktivitetet që lidhen me prodhimin e gizës dhe çelikut, shkrirjen e metaleve, përpunimin e metaleve ferroze, fonderinë, prodhimin e gëlqeres, si dhe përpunimin dhe saldimin e metaleve. Në urdhrin e ministrit thuhet se shfuqizohet leja mjedisore e subjektit KURUM INTERNATIONAL për veprimtarinë në Kombinatin metalurgjik, në Njësinë Administrative Bradashesh, Bashkia Elbasan.  “Udhëroj: 1. Shfuqizimin e lejes së mjedisit me...