“Pa bukë e ujë…” 9 marinarë të huaj, prej muajsh të bllokuar në portin e Durrësit

“Pa bukë e ujë…” 9 marinarë të huaj, prej muajsh të bllokuar në portin e Durrësit

Nëntë marinarë të huaj qëndrojnë të bllokuar prej muajsh në portin e Durrësit, pa mundur të marrin mbrapsht pasaportat e tyre, ndërkohë që situata për mbijetesën e tyre bëhet gjithnjë e më e vështirë. Sipas Klan News, Tonin Gjinaj, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Transportit dhe Telekomunikacionit, apeloi për ndërhyrjen e autoriteteve për të liruar marinarët, të cilët sipas tij janë liruar nga akuzat për kontrabandë nafte. Anija “Ayala Zanubia” u ndalua para nëntë muajsh nga organet ligjzbatuese shqiptare, pasi u konstatua se kishte 850 mijë litra karburant që dyshohej se do të hidhej në tregun vendas. Operacioni policor...
Burimi: Opinion.al