Pa asnjë kontakt prej 11 ditësh, motra e alarmuar denoncon në policinë e Korçës: Më është zhdukur vëllai!

Pa asnjë kontakt prej 11 ditësh, motra e alarmuar denoncon në policinë e Korçës: Më është zhdukur vëllai!

Një 53-vjeçare në Korçë ka denoncuar në polici zhdukjen e të vëllait. Shtetasja K.A., ka kallëzuar në polici se ka humbur kontaktet me vëllain e saj prej datës 2 prill. “Në Komisariatin e Policisë Korçë ka bërë kallëzim shtetasja K. A., 53 vjeçe, e cila kallëzon se në datën 02.04.2025 ka humbur kontaktet me vëllain e saj, shtetasin P. D., 49 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij“, njofton policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Javanews.al