Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Osmani: Serbia një shtet agresor, Kosova asnjëherë nuk ka pushtuar territore, duam vetëm të mbrojmë pavarësinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përsëritur akuzat ndaj Serbisë se po vepron si një dorë e zgjatur e Rusisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor. Nga Letonia, ku ndodhet për një vizitë zyrtare Osmani tha se nuk ka tensione mes Kosovës dhe Serbisë por agression nga Beogradi dhe mbrojtje nga Prishtina. “Ne nuk duhet ta fusim kurrë agresorin dhe viktimën në të njëjtin thes. Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë vendin tonë, përfshirë përmes akteve të agresionit, ndërsa ne mbrohemi vazhdimisht. Ne kurrë nuk kemi pushtuar ose sulmuar asnjë centimetër të territorit të ndonjë fqinji. Ajo çfarë kemi bërë gjithmonë dhe...