Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Osmani nis konsultimet, kërkon zgjidhje: Po dëmtohen vlerat demokratike dhe përfitimet e qytetarëve
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot takime të veçanta me kryetarët e partive kryesore politike, në kuadër të konsultimeve për konstituimin e Kuvendit, pas Aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Në këto takime, Osmani u takua me kryeministrin në detyrë dhe kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Liderët politikë shpalosën qëndrimet dhe interpretimet e tyre lidhur me aktgjykimin dhe hapat që duhet ndjekur për të avancuar procesin e konstituimit të Kuvendit, duke...