OSBE i bashkohet apelit të Begajt: Qetësi dhe dialog për të ulur tensionet

OSBE i bashkohet apelit të Begajt: Qetësi dhe dialog për të ulur tensionet

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mbështetur thirrjen e Presidentit Bajram Begaj për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës, në një kohë kur vendi po përballet me tensione dhe përplasje gjatë protestave. Përmes një deklarate publike, OSBE-ja bëri të ditur se i bashkohet apelit të kreut të shtetit për uljen e tensioneve dhe zhvillimin e dialogut mes palëve. Organizata shprehu gjithashtu gatishmërinë për të ndihmuar në lehtësimin e këtij procesi, nëse një mbështetje e tillë kërkohet. “Ne i bashkohemi thirrjes për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në lehtësimin e një dialogu të tillë, nëse na kërkohet”, thuhet në reagimin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Deklarata vjen në një moment kur thirrjet për përmbajtje dhe dialog janë shtuar, ndërsa mbetet për t’u...