Ortek në Alpet Zvicerane, disa persona mbesin nën dëborë! Vijon operacioni kërkim-shpëtimi

Ortek në Alpet Zvicerane, disa persona mbesin nën dëborë! Vijon operacioni kërkim-shpëtimi

Një ortek ka rënë në Alpet Zvicerane, duke zënë poshtë disa persona. Misioni kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar për të gjetur personat e varrosur në një ortek në malin Eiger në Alpet Zvicerane, thotë policia lokale. Orteku ndodhi pak pas mesditës të së shtunës. Eiger është një majë 3,967 m (13,000 ft) pranë vendpushimeve turistike të Grindelwald, Lauterbrunnen dhe Wengen. Faqja veriore e Eiger është e famshme midis alpinistëve dhe ka reputacionin si një nga ngjitjet më sfiduese në botë. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv