Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Orkestra e Harqeve Durrës koncert në amfiteatrin antik
Koncerti i Orkestrës së Harqeve Durrës sjell për të gjithë artdashësit, e në veçanti për adhuruesit e muzikës klasike, një mbrëmje artistike të veçantë me pjesë nga kompozitorë të shquar shqiptarë dhe të huaj. Pjesë e aktiviteteve në Durrës këtë muaj është dhe koncerti që do të zhvillohet mbrëmjen e datës 24 qershor në amfiteatrin antik Durrës. Në këtë koncert dirigjent do të jetë Gridi Kraja, soliste Olta Juba mezzo-soprano, soliste Eugenia Kristani violinë. Në këtë koncert hyrja do të jetë e lirë për publikun. Në program do të ketë vepra nga Ennio Morricone-Deborah’s Theme, Edward Elgar-Salut d’Amour, Lule Lule-Tradicionale...