Orikum, 10 persona të armatosur ‘pushtojnë’ hotelin, gjobë pronarit: Na jep 5 mln euro ose largohu nga vendi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një prej hoteleve në zonën e Orikumit, në Vlorë, ku një grup prej më shumë se 10 personash, shumica prej tyre të armatosur, dyshohet se kanë shkuar për t’i vendosur gjobë pronarit të hotelit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 .Sipas informacioneve paraprake, personat fillimisht kanë kërcënuar me fjalë pronarin e hotelit, ndërsa më pas kanë përdorur edhe armët, duke i kërkuar një shumë prej 5 milionë eurosh. Mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur ndjekjen e autorëve. Gjatë ndjekjes, dy persona, që udhëtonin me një automjet, janë aksidentuar në urën e...
Burimi:
javanews.al