Origjina dhe historia e hershme e familjes fisnike Dukagjini

Origjina dhe historia e hershme e familjes fisnike Dukagjini

Dukagjinët ishin një nga familjet më të fuqishme mesjetare shqiptare, sundimi i të cilëve shtrihej në Shqipërinë veriore dhe Kosovën perëndimore. Sipas disa burimeve historike, Dukagjinët mund të kenë qenë të afërm ose pasardhës të familjes fisnike Progoni, të cilët themeluan shtetin e parë shqiptar në historinë e regjistruar, Principatën e Arbërit (1190-1256). Paraardhësi i parë i njohur i Dukagjinit që i dha dhe emrin familjes ishte një figurë ushtarake shqiptare, Gjin Tanushi, i cili në 1281 u bë i njohur me titullin dukë (ducam Ginium Tanuschium Albanensem). Ai mund të ketë qenë një i afërm ose pasardhës i familjes Progoni nëpërmjet Gjin Progonit i cili sundoj Principatën e Arbërit në vitet 1198-1208. Sipas Memorieve të Gjon Muzakës (1510), origjina e hershme e Dukagjinëve vinte...