Orhan Pamuk: Gruaja dhe fëmijët po më kërkojnë… vajza nuk po ndalet së vajtuari…

Orhan Pamuk: Gruaja dhe fëmijët po më kërkojnë… vajza nuk po ndalet së vajtuari…

Nga Orhan Pamuk “…tani unë jam një i vdekur, një kufomë që dergjet në fundin e një pusi. Ka kaluar shumë kohë që nga dita kur dhashë shpirt dhe zemra më ndali së rrahuri, por askush, përveç vrasësit tim të poshtër, nuk i di ato që kam hequr. Ndërsa Ai, maskarai i pafytyrë, për t’u siguruar nëse kisha vdekur ose jo më përgjoi frymëmarrjen, më mati pulsin dhe pasi më goditi me shqelm në fyt, më barti gjer te gryka e pusit e më lëshoi në fundin e tij. Kafka e kokës, e bërë shoshë nga goditjet me gurë, m’u coptua edhe më keq kur u përplas pas blloqeve të gurta: fytyra, faqet, balli, u shtypën e shpërfytyruan, kockat m’u shkërmoqën dhe nga goja më...