Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Organizohet për herë të parë në Preshëvë Panairi i Librit Shqip
Në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” u hap me krenari Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë, një ngjarje historike që vendos librin dhe gjuhën shqipe në qendër të vëmendjes kulturore. Ky panair, për herë të parë i organizuar nga Komuna e Preshevës, është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë dhe të qëndrueshëm me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd, të cilën e falënderojmë për mbështetjen financiare dhe morale, veçanërisht Ambasadorin z. Bardhyl Canaj, për përkushtimin ndaj shqiptarëve të Luginës. Në vitin 2021, këtë panair e synuam si projekt kulturor të përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë–tani po e...