Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Organizatat shqiptaro-amerikane i shkruajnë Trumpit: Inkurajoni njohjen reciproke Kosovë–Serbi
Një numër organizatash shqiptaro-amerikane i kanë kërkuar presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që të mbështetë njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. Letra e firmosur nga organizata Shqiptarët për Amerikën (AFA) së bashku me Vatrën, AARC, Jehona e Malësisë, Shoqata Kosova Michigan, Shoqata Malësia e Madhe, Shoqata Dukagjini dhe Shoqata Kastrati, vlerësoi përpjekjet fillestare të presidentit amerikan për t’i ulur palët në tryezë në vitin 2020. “Për popujt e Kosovës dhe Shqipërisë ju jeni paqebërësi i shekullit,” nis letra e organizatave shqiptare në Amerikë. Megjithatë ato theksuan se Serbia ka neglizhuar zbatimin e disa prej pikave kritike të Marrëveshjes së Uashingtonit dhe “vazhdon të forcojë aleancat me kundërshtarët e Amerikës, si Rusia, Kina dhe Irani, duke cenuar kështu përpjekjet për bashkëpunim rajonal të ngushtë dhe duke...