Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Organizata kriminale SPAK”/ Meta ankohet pse Prokuroria e konsideron ende të martuar me Monikën
Nga qelia, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka lëshuar një tjetër deklaratë të ashpër ndaj SPAK-ut, të cilin e cilëson si “organizatë kriminale”, duke e akuzuar për shpërndarje dizinformacioni në media të kontrolluara sipas tij nga paratë e inceneratorëve. Në një tekst të shpërndarë sot, Meta hedh poshtë pretendimet për përfshirjen e tij në një çështje me një kartë bankare të padeklaruar, duke theksuar se emri i tij nuk është përmendur nga autoritetet amerikane. Meta nënvizon se qëllimi i këtij “skenari” është diskreditimi i tij politik dhe i opozitës që ai përfaqëson, duke akuzuar SPAK-un se vepron nën...