Orbani takohet me Dodikun, thotë se Hungaria s’e pranon dënimin e gjykatës ndaj tij

Orbani takohet me Dodikun, thotë se Hungaria s’e pranon dënimin e gjykatës ndaj tij

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe ministri i Jashtëm Peter Szijjarto, u takuan të martën në Budapest me liderin serb të Bosnjës, Millorad Dodik, për të shfaqur mbështetjen e Hungarisë për të, tha Szijjarto në rrjetet sociale. Dodiku ka lidhje të ngushta me Rusinë, e cila e ka mbështetur atë dhe ka theksuar se dënimi me një vit burgim dhe ndalimi i ushtrimit të detyrës për gjashtë vjet në Bosnjë janë të motivuara politikisht. Orban, i cili ka marrëdhëniet më të ngrohta nga të gjithë liderët e BE-së me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe është kundër sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, publikoi dy fotografi me Dodikun në faqen e tij në Facebook. “Millorad Dodik, presidenti i Republikës Sërpska në Bosnje, është në Budapest. Presidenti...