Orban uron Ramën: Fitore bindëse! Mezi pres të të shoh në Samitin në Tiranë

Orban uron Ramën: Fitore bindëse! Mezi pres të të shoh në Samitin në Tiranë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka uruar Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve parlamentare, në mandatin e 4-të qeverisës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Orban shkruan se fitorja e Ramës ishte bindëse. Më tej ai shprehet se mezi pret për ta takuar në Samitin Evropian të së premtes në Tiranë, të cilin e quajti historik. “Urime Kryeministrit Edi Rama për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. I dashur Edi, mezi pres të të shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të jetë një Samit historik i EPC-së”, shkruan Orban.
Burimi: Opinion.al