No Image Available

Ora luksoze me vlerë 600 mijë euro, shqiptari tallet sërish me autoritetet britanike

Dorian Puka, shqiptari që ka qenë disa herë në shënjestër të drejtësisë britanike për vjedhje, është rikthyer në vëmendjen e mediave në Mbretërinë e Bashkuar, këtë herë për ekspozimin e një koleksioni orësh luksoze me vlerë afro 600 mijë euro. 29-vjeçari, i cili është dënuar dy herë me burg dhe është dëbuar nga Britania e Madhe, dyshohet se është rikthyer ilegalisht në vend. Gjatë dy viteve të fundit, ai ka tërhequr vëmendjen përmes postimeve në rrjetet sociale, ku shfaq një stil jetese luksoz, duke ironizuar edhe autoritetet britanike. Së fundmi, Puka ka publikuar në Instagram fotografi të disa orëve të markave më të shtrenjta në botë, vlera e të cilave, sipas vlerësimeve të mediave britanike, arrin në afro 600 mijë euro. Mes tyre spikat një...