Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Opsion kyç për buxhetin evropian, BE planifikon taksë për kompanitë me xhiro mbi 50 milionë euro
Një nga opsionet që po shqyrtohet në Bruksel për të mbushur arkën e përbashkët të Bashkimit Evropian është vendosja e një takse të re mbi kompanitë e mëdha që operojnë në tregun evropian. Mediat ndërkombëtare pranë selisë së BE-së raportojnë se kjo masë është pjesë e diskutimeve për shpenzimet kapitale në kuadër të buxhetit të ardhshëm të bllokut. Sipas Financial Times, propozimi synon të përfshijë të gjitha kompanitë që realizojnë një xhiro neto vjetore mbi 50 milionë euro — shumë që llogaritet pas zbritjes së subvencioneve dhe taksave — pavarësisht nëse selia e tyre ndodhet apo jo në një vend...