Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Opozita përçahet më tej/ Beleri i kthen shpinën Berishës, kërkon dorëheqjen e tij
👁11568
Fredi Beleri ka qenë një ndër aleatët më të ngushtë të Sali Berishës vitet e fundit. Burgosja e tij u bë një kauzë politike për Sali Berishën dhe arsye për t’u afruar me Greqinë. Por sot, Beleri kthehet në njeriun e parë nga opozita, që kërkon dorëheqjen e Sali Berishës. Gjatë një interviste të dhënë për një studio televizive, Beleri u shpreh qartë se PD duhet të marrë masa përballë kësaj situate dhe pse jo, të japë dorëheqjen edhe Sali Berisha.