Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Opozita pa drejtim’, Blendi Gonxhja kritikon PD-në: Nuk ofroi alternativë në zgjedhje, të reflektojnë
👁4355
Kandidati më i votuar i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Blendi Gonxhja, ka kritikuar ashpër Partinë Demokratike për performancën e saj në zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar opozitën si të paorganizuar dhe të padukshme në terren. Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24, Gonxhja deklaroi se opozita nuk ofroi asnjë alternativë të besueshme për qytetarët, sidomos në zonat me problematika ku ai zhvilloi fushatën. Ai theksoi se mungesa e një drejtimi politik dhe fragmentarizimi i brendshëm po e çon Partinë Demokratike drejt margjinalizimit. “Nuk di se kush është drejtuesi politik në Tiranë nga PD, nuk...