Opozita: Jemi në një krizë komplekse! PDK dhe AAK vijojnë protestën para ndërtesës së qeverisë në Prishtinë
Për të disatën ditë rradhazi, deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës kanë dalë para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar zhbllokimin e situatës politike dhe thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit. Në aksionin e tyre janë bashkuar edhe anëtarë të këshillit komunal të Prishtinës, përfaqësues të PDK, të cilët e akuzojnë qeverinë për bllokimin e institucioneve. “Ne e dimë që institucionet nuk po funksionojnë, vendi është paralizuar dhe të gjitha këto probleme qytetare vetëm po vijnë duke u grumbulluar”, tha Yll Muriqi, asamblist PDK. Deputetë të PDK e cilësuan situatën si një krizë të shumëfishtë, duke përmendur krizën kushtetuese, politike dhe ekonomike. “Jemi në një krizë kushtetuese më të thellën që nga historia e Kosovës, jemi në një krizë politike më të thellën...
Burimi:
vizionplus.tv