Opozita e Serbisë sfidon Listën Serbe në zgjedhjet lokale në Kosovë

Opozita e Serbisë sfidon Listën Serbe në zgjedhjet lokale në Kosovë

Deputetë të opozitës në Kuvendin e Serbisë, në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, po punojnë aktivisht për formimin e subjekteve politike në Kosovë – veprim ky që është kritikuar nga pushteti në Beograd, por edhe nga Lista Serbe, që vepron në Kosovë me mbështetjen e autoriteteve serbe. Bashkimi më i fundit i partisë opozitare serbe Fytyra e re e Serbisë, me nismën qytetare Drejtësia Popullore nga Leposaviqi, është cilësuar nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, si “zgjatje e dorës së Albin Kurtit”. Fytyra e re e Serbisë dhe Drejtësia Popullore kanë paralajmëruar se do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë nën emrin “Fytyra e Re – Drejtësia Popullore”. Lideri i Fytyrës së Re të Serbisë, njëherësh...