Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Opinion / Humbini të gjitha, veç na e jepni këtë kënaqësi sonte…
👁2407
Nga çdo pikëpamje që ta shohësh, ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila luhet sonte në “Arena Kombëtare”, nuk është thjesht një 90-minutësh futbolli. Është shumë më tepër. Është përballje emocionesh të mbledhura ndër vite. Është gjuhë e pashkruar e një historie të dhimbshme, por edhe krenare. Është thirrje e heshtur që del nga telat e shpirtit kolektiv shqiptar: “Humbini të gjitha (ndeshjet e tjera kualifikuese në grup), veç na e jepni këtë kënaqësi sonte (fitoren)!” Në sfondin e kësaj ndeshjeje qëndron një pikturë… Jo rastësisht. Ajo qëndron si kujtesë. Si paralajmërim. Si flamur nderimi për ata që ecën drejt lirisë me pushkën...