Operatore Call Centeri, GJKKO e dënoi me 6.8 vite burg nënën me foshnjen 4-muajsh! Si do ekzekutohet dënimi?

Operatore Call Centeri, GJKKO e dënoi me 6.8 vite burg nënën me foshnjen 4-muajsh! Si do ekzekutohet dënimi?

foto ilustruese TIRANË- Greta Gjoci (Pepa) do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg, pas vendimit përfundimtar të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila më 5 tetor la në fuqi dënimin e dhënë në shkallën e parë. Gjoci është një prej 16 personave të dënuar në dosjen e call center-it të drejtuar nga Bruno Çobo Por, rasti i Gjocit ngre pikëpyetje serioze, kryesisht për mënyrën e ekzekutimit të dënimit pasi ajo është nënë e një foshnjeje vetëm 4-muajshe. Sipas hetimeve të SPAK, Gjoci është shpallur përgjegjëse për “mashtrim kompjuterik”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal. Bëhet fjalë për grupin e drejtuar nga Bruno Çobo, që përmes një skeme call center-i, u ka shkaktuar qytetarëve italianë një dëm prej rreth 4.7 milionë...