Operacioni ‘Vjeshta’/ Mbushën Sarandën me drogë, ky është Altin Arapi, ‘Boraqi’ kryefurnitori i qytetit

Operacioni ‘Vjeshta’/ Mbushën Sarandën me drogë, ky është Altin Arapi, ‘Boraqi’ kryefurnitori i qytetit

Altin Arapi SARANDË-Personi në foto është Altin Arapi, i arrestuar gjatë operacionit policor 'Vjeshta' mbrëmjen e djeshme 5 shtator në Sarandë, ku në pranga u vendosën 20 persona. Arapi i njohur në Sarandë me nofkën "Boraqi", dyshohet si kryefurnitori i drogës në qytetin bregdetar.  Altin Arapi Pasi 'Boraqi' i furnizonte me kokainë e kanabis, droga shitej në zonat e plazheve, lokalet e natës dhe në afërsi të shkollave. Kokaina dhe hashashi, sipas hetimeve, ndaheshin në doza të vogla për t’u shitur më pas në zona të ndryshme të qytetit.  Gjatë kontrolleve në banesat dhe ambientet që lidheshin me personat e hetuar, policia sekuestroi kokainë dhe kanabis të ndara në dhjetëra doza, të dyshuara se ishin për shitje, si dhe dy pistoleta, katër automjete, 19 telefona celularë...