Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Operacioni “URA”/ Përse urdhërarrestet e lëshuara në shkurt u ekzekutuan një ditë më parë? Softa: Kishte dakordësi që të mos interferohej në zgjedhje
👁5081
Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa, i ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar operacionin “URA” të SPAK në bashkëpunim me homologët italianë. I pyetur nga moderatorja Borakaj se përse urdhërarrestet u ekzekutuan vetëm dje, kur ato ishin lëshuar që në muajin shkurt, Softa tha se kjo ndodhi pasi SPAK nuk donte të interferonte në procesin zgjedhor. Pjesë nga biseda: Borakaj: Përse kur gjykata italiane i firmosi në shkurt ato u ekzekutuan pas zgjedhjeve? Softa: Kur gazetarët bën pyetje prokurori Rosi dha shpjegimin se ne dakordësuam datën, do t’i linim pas zgjedhjeve. Në...