Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Operacioni URA, një urë që lidhi krimin, pushtetin dhe heshtjen e SPAK-ut!
👁5776
Nga Flamur Vezaj Xhevdet Troplinj ose Poja me shok, pasi i dha votat dhe fitoi leje pallati nga pushtetit, tani përfundoi në titujt e lajmeve. Jo se u zbulua ndonjë sekret i madh, thjesht mbaroi puna: u hodh betoni, u morën votat, dhe SPAK vendosi të “kujtohet” se këta ishin në hetim për trafik droge dhe vrasje. Epo, më mirë vonë se kurrë… apo më mirë vonë dhe kot? Në maj 2024, në operacionin “Revanshi”, u tentua arrestimi i Fatmir Troplinit ose Miri i Pojës, i cili i shpëtoi vet por nuk i shpëtoi dot 3 milionë euro cash të...