Operacioni “Turriga”/ Trafik droge Spanjë-Angli, arrestohen 5 shqiptarë

Operacioni “Turriga”/ Trafik droge Spanjë-Angli, arrestohen 5 shqiptarë

Policia Kombëtare e Spanjës ka shkatërruar dy plantacione të mëdha marijuane të mbyllura në rajonin Calatayud dhe ka arrestuar pesë burra shqiptarë, të dyshuar si anëtarë të një organizate kriminale që eksportonte drogën në vende të ndryshme evropiane. Operacioni rezultoi në sekuestrimin e më shumë se 300 bimëve dhe 20 kilogramëve sytha gati për shpërndarje, si dhe mjeteve dhe pajisjeve specifike për kultivim. Kontrollet u zhvilluan herët të martën në mëngjes në dy shtëpi në komunën Torrijo de la Cañada të Zaragozës, në Calatayud. Sipas Shtabit të Policisë së Aragonit, grupi kriminal po kultivonte, korrte dhe përgatiste marijuanën për dërgesë...
Burimi: Sot.com.al