Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

Operacioni ndërkombëtar ‘Trigger X’, i koordinuar nga INTERPOL-i, ka përfunduar me më shumë se 152 arrestime dhe sekuestrimin e 2,823 armëve të vogla dhe të lehta, qindra granatave e eksplozivëve, si dhe mbi 40 mijë fishekëve në 17 vende të Evropës dhe Azisë Qendrore. Mediat e huaja kanë raportuar se, kontrollet u zhvilluan nga 22 qershori deri më 5 korrik, me pjesëmarrjen e autoriteteve policore dhe doganore nga 17 shtete, përfshirë Shqipërinë, Kosovën fqinje Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën. Gjatë operacionit u zbuluan armë që dyshohet se lidhen me konflikte të armatosura në Evropën Lindore, Ballkan dhe Nagorno-Karabakh. Njëkohësisht, u sekuestruan armë të epokës sovjetike dhe u identifikuan punishte të paligjshme për konvertimin e armëve, të cilat dyshohet se...