Operacioni “SIGURIA DETARE”, kontrollon 316 mjete lundruese, bllokon 20 prej tyre, shpëtohen 11 persona

Operacioni “SIGURIA DETARE”, kontrollon 316 mjete lundruese, bllokon 20 prej tyre, shpëtohen 11 persona

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare gjatë monitorimeve për rritjen e sigurisë detare gjatë kësaj jave, ka bllokuar 20 mjete lundruese, 8 prej tyre për shkelje të perimetrit të sigurisë. Policia e Shtetit njofton se janë shpëtuar në det 11 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare. Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, po vijon kontrollet dhe monitorimet intensive në gjithë hapësirën detare, nga Velipoja në Ksamil, si dhe në zonat liqenore e lumore, për të evidentuar shkeljet që lidhen me: përdorimin e mjeteve lundruese pa dokumentacion përkatës, shkeljen...