
Operacioni “Quick Response”/ I vodhi me dhunë celularin një 52-vjeçari, arrestohet i riu nga Zvicra
👁2369
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Quick Response”, duke vënë në pranga një 20-vjeçar zvicerian, i cili dyshohet se i ka vjedhur me dhunë celularin një 52-vjeçari në rrugën e Barrikadave. Sipas hetimeve, i riu ka ndjekur viktimën deri pranë banesës së tij, ku e ka ndaluar, është përfshirë në një konflikt fizik me të dhe i ka marrë celularin. Falë veprimeve të shpejta të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi J. K., u lokalizua dhe u arrestua, ndërsa celulari u gjet gjatë kontrollit fizik dhe u sekuestrua si provë materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme...
Burimi:
Sot.com.al