Operacioni i SPAK kundër trafikut të drogës/ Publikohet fotoja e anëtarit të grupit kriminal, kush është i kërkuari me 3 identitete

Operacioni i SPAK kundër trafikut të drogës/ Publikohet fotoja e anëtarit të grupit kriminal, kush është i kërkuari me 3 identitete

Personi që shihni në foto është Devid Patrut, anëtari i rrjetit të trafikut ndëkombëtar të drogës i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Devid Patrut. I kërkuari është identifikuar si Elidon Skëndaj, i njohur edhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj. Burime nga organet hetimore bëjnë me dije se Skëndaj dyshohet se është larguar jashtë vendit dhe aktualisht mund të jetë strehuar në Dubai. Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për lokalizimin dhe arrestimin e tij në bashkëpunim me...