Operacioni i SPAK/ Del njoftimi zyrtar: 16 persona nën hetim, sekuestrohen 411 mln euro drogë, para kesh, ora “Richard Mille” dhe jaht luksoz

Operacioni i SPAK/ Del njoftimi zyrtar: 16 persona nën hetim, sekuestrohen 411 mln euro drogë, para kesh, ora “Richard Mille” dhe jaht luksoz

SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me operacionin e zhvilluar një natë më parë që çoi në shkatërrimin e një grupi që merrej me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në njoftim bëhet me dije se në total janë 16 persona nën hetim, ndërsa në pranga janë vënë gjashtë prej tyre. Të gjithë dyshohen për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” (neni 283/a/1 dhe neni 28/4), “Grupi i strukturuar kriminal” (neni 333/a), si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” (neni 334) të Kodit...