Operacioni i SPAK, analisti Vangjeli: BKH me frymë tjetër! Bota e politikës, biznesit dhe krimit nuk fle e qetë
Analisti Lorenc Vangjeli, ka deklaruar se Byroja Kombëtare e Hetimit po shfaq një dinamikë të re në krahasim me periudhat e mëparshme, të karakterizuara nga ngërçe dhe përplasje me SPAK-un. Sipas Vangjelit, me drejtuesin e ri, BKH-ja duket se ka gjetur një “marsh tjetër”. “Po më ngjan se ka një frymë tjetër te BKH-ja nga ngërçet që ka pasur më parë pas disa përplasjeve me SPAK-un, duket se BKH-ja ndoshta dhe me drejtuesin e ri ka gjetur një marsh tjetër. Më ngjan se disa prova të njëpasnjëshme janë parathënia e asaj që do të ndodhë nesër. Dhe dy prokurorët e çështjes duke ndjekur linjën e komunikimit të të arratisurve Agasi dhe Beqiri, si dhe njerëzit që kanë rënë në kontakte të rëndësishme në politikë, në...
Burimi:
ntv.al