Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Operacioni i SPAK/ Altin Dumani dhe Adnan Xholi: Grupet shqiptare me nivel të lartë sofistikimi, shtrirje në disa kontinente
SPAK bëri sot njoftimin e parë zyrtar pas operacionit të kryer një ditë më parë që përfundoi me arrestimin e disa personave, pjesëtarë të një grupi kriminal të trafikut të kokainës. Lënda narkotike transportohej nga vendet e Amerikës Latine, Kolumbia dhe Ekuadori, përmes kontejnerëve dhe mbërrinte në brigjet europiane, në portet belge dhe holandeze. “Ky grup i strukturuar kriminal vepronte nëpërmjet një organizimi të sofistikuar kryesisht në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt disa prej vendeve të Bashkimit Evropian si dhe në Britaninë e Madhe. Lënda narkotike vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) ose Ekuadori dhe transportohej me kontejnerë...