Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Operacioni i madh ndërkombëtar antidrogë, Ilir Proda: Morën pjesë 349 policë
👁2421
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka dhënë detaje më tepër në lidhje me operacionin e madh ndërkombëtar antidrogë të zhvilluar në Shqipëri dhe në Itali. Ai tha se në këtë operacion, ku janë lëshuar 52 urdhër-arreste, kanë marrë pjesë 349 efektivë në total. Në operacion janë përfshirë disa struktura të policisë. “Operacioni ka qenë tepër i madh. 349 policë janë përfshirë në operacion. Në operacion është përfshirë edhe RENEA. Policia e Shtetit po tregohet e vendosur për të luftuar krimin. Në operacion janë përfshirë disa struktura të policisë”, tha Proda.