Operacioni “Gjurmët”/ Zbulohen mbi 56 kg kanabis në pyjet e Komanit, arrestohen 4 persona
Katër persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas një operacioni të Policisë së Shkodrës për goditjen e veprimtarisë së prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Gjatë operacionit të koduar “Gjurmët”, të zhvilluar pas disa javësh hetimesh me metoda proaktive, policia zbuloi dhe sekuestroi mbi 56.7 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të ndarë në 10 thasë, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Koman. Në pranga përfunduan P. F., 45 vjeç, banues në Gomsiqe të Vaut të Dejës; M. P., 39 vjeç, banues në Dush të Vaut të Dejës; K. K., 33 vjeç, banues në Shkodër; dhe D. N., 67 vjeç, banues në Tiranë. Ndërkohë, në gjendje të lirë u procedua A. F., 38 vjeç, banues në...
Burimi:
javanews.al