Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Operacioni “Enigma”/ Ilir Proda falënderon Policinë e Durrësit për goditjen e grupeve kriminale
👁5978
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka shprehur falënderime dhe vlerësim të lartë për strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit dhe Forcës së Posaçme Operacionale, pas finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Enigma”. Në një deklaratë publike, Proda theksoi se ky operacion kishte një shkallë të lartë rrezikshmërie, pasi synonte kapjen e disa personave në kërkim për krime të rënda kundër jetës dhe në fushën e narkotikëve. Personat në fjalë qarkullonin të armatosur, me armë zjarri gati për përdorim. “Përballja me këtë rrezik me vendosmëri dhe profesionalizëm është tregues i nivelit të lartë të...