Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhet emri i personit të shtatë në kërkim, dyshohet se fshihet në Dubai
Zbardhet emri i personit të shtatë ndaj të cilit Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në kuadër të një operacioni të gjerë të ndërmarrë nga SPAK. Gazetarja Klodiana Lala raporton se bëhet fjalë për Elidon Skëndaj, i njohur gjithashtu me identitetet Devid Patrut dhe Devid Boraj. Ai është shpallur në kërkim, dhe dyshohet se është strehuar në Dubai, ku mund të jetë fshehur për t’iu shmangur drejtësisë. Për gjashtë të arrestuarit e tjerë, të cilët ndodhen në Shqipëri, seanca gjyqësore për masat e sigurisë është parashikuar të zhvillohet sot, por është shtyrë për në...