Operacion policor/ Zbulohet parcela e hashashit e kultivuar edhe në toka publike, autorët ende të paidentifikuar

Operacion policor/ Zbulohet parcela e hashashit e kultivuar edhe në toka publike, autorët ende të paidentifikuar

Në vijim të planit operacional policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit njoftuan sot (8 gusht) se gjetën të kultivuara në një sipërfaqe toke publike, në vendin e quajtur “Perlat”, 48 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa. Një parcelë hashashi është zbuluar në zonën e Kurbinit, e kultivuar nga persona ende të paidentifikuar deri tani. Njoftimi i policisë: “Një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në vendngjarje, nëpërmjet djegies. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti”. Hetimet po kryhen në bashkëpunim edhe me prokurorinë.