Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Operacion i madh policor në Greqi për shpërbërjen e organizatës së ekstremit të djathtë, 25 arrestime
👁11195
Një super operacion i policisë greke po zhvillohet që prej orëve të mëngjesit në zonën e Selanikut. Sipas informacioneve të deritanishme janë arrestuar 25 persona,12 prej të cilëve janë të mitur, raporton korrespondenti i Top Channel në Greqi, Artur Bibe. Burime policore thonë se të gjithë janë anëtarë të organizatës së ekstremit të djathtë ” Rinia Nacionaliste e Selanikut”, një grupim i konsideruar si degë ekstreme e ish organizatës kriminale “Agimi i Artë”, krerët e së cilës ndodhen në burgjet greke me dënime shumëvjeçare. Deri tani janë gjetur materiale propagandistike të karakterit ekstremist të dhjathtë, broshura me materiale fashiste si...