Operacion i madh kundër karteleve të drogës nga “Europol”, 50 të arrestuar në Ballkan! Droga kalonte me kamionë, sekuestrime nga Spanja në Turqi

Operacion i madh kundër karteleve të drogës nga “Europol”, 50 të arrestuar në Ballkan! Droga kalonte me kamionë, sekuestrime nga Spanja në Turqi

Të paktë 50 persona janë arrestuar në një operacion ndërkombëtar kundër një rrjeti të trafikut të drogës, të shtrirë në pjesë të ndryshme të Ballkanit Perëndimor. Europol njoftoi se të dyshuarit lidhen gjithashtu me vrasje, rrëmbime, sulme me armë zjarri dhe granata dore në disa vende evropiane. Operacioni kulmoi më 6 tetor me kontrolle në 42 lokacione në Slloveni dhe Spanjë, me pjesëmarrjen e autoriteteve nga 22 shtete. Numri më i madh i arrestimeve u krye në Slloveni, ku u ndaluan 34 persona. Në hetim përfshihen shtetas të disa vendeve, mes tyre Bosnje e Hercegovina, Serbia, Sllovenia, Bullgaria, Turqia dhe Holanda. Gjatë aksionit u sekuestruan 66 kilogramë drogë, përfshirë kanabis dhe amfetaminë, si dhe armë, para të gatshme dhe stoli.