Operacion Antimafia në Napoli, goditet “Camorra”, 34 të arrestuar! Sekuestrohen 3.2 milionë euro dhe ora luksoze të murosura

Operacion Antimafia në Napoli, goditet “Camorra”, 34 të arrestuar! Sekuestrohen 3.2 milionë euro dhe ora luksoze të murosura

Një shumë prej 3.2 milionë eurosh cash është sekuestruar nga autoritetet italiane gjatë një operacioni kundër grupeve të dyshuara të Camorra-s në zonën e Napolit. Paratë u gjetën të fshehura brenda mureve të një apartamenti në Via Atellana, në Caivano. Pamjet e publikuara nga Karabinierët tregojnë momentin kur efektivët përdorin çekiçë për të shembur muret, ku ishin fshehur kartëmonedhat. Shuma, e përbërë kryesisht nga kartëmonedha 50-euroshe, ishte mbështjellë me kujdes me celofan dhe ishte vendosur në kova plastike. Bashkë me paratë, në apartament u gjetën edhe ora luksoze. Operacioni çoi në arrestimin e 34 personave, 23 prej të cilëve u dërguan në burg, ndërsa 11 të tjerë u vendosën në arrest shtëpie. Sipas Karabinierëve, hetimi lidhet me veprimtari të dyshuara për trafik droge dhe zhvatje....