Operacion antidrogë në Shkodër, 77 kg kanabis, armë dhe kamera vëzhgimi, 2 vëllezër në pranga

Operacion antidrogë në Shkodër, 77 kg kanabis, armë dhe kamera vëzhgimi, 2 vëllezër në pranga

droga e sekuestruar SHKODËR- Dy vëllezër, Gjovalin Sheja, 49 vjeç, dhe Kujtim Sheja, 57 vjeç janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Polinomi”, ndërsa është shpallur në kërkim djali 24-vjeçar i njërit prej tyre, Kristjan Sheja. Arrestimi i tyre ka ardhur pas 4 muajsh hetime në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.  Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, Policia ka gjetur dhe sekuestruar rreth 77 kilogramë Cannabis Sativa, një pistoletë me municion, një pushkë pneumatike, municione për armë zjarri dhe gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse, 1 peshore elektronike dhe 3 pajisje optike (2 kamera dhe 1 monokular). Sipas policisë, tre personat dyshohet se janë pjesë e grupit kriminal të goditur pak ditë më parë gjatë operacionit “Polinomi”. Njoftimi i policisë: Si rezultat i hetimeve...