Opera e Kosovës shënon pesëvjetorin me opera gala, në skenë Elbenita Kajtazi
Opera e Kosovës shënon pesëvjetorin e themelimit me një mbrëmje të veçantë artistike, duke sjellë në skenë opera gala, një ngjarje që i kushtohet rrugëtimit të institucionit në zhvillimin dhe afirmimin e artit operistik në vend. Në këtë përvjetor, publiku do të ketë mundësinë të përjetojë një mbrëmje festive, të shoqëruar nga interpretimi i artistëve të njohur dhe Orkestra e Operës së Kosovës, përcjell KultPlus. E ftuar e kësaj mbrëmjeje do të jetë sopranoja Elbenita Kajtazi, një nga artistet shqiptare më të afirmuara në skenën ndërkombëtare të operës, e cila do të interpretojë nën drejtimin e dirigjentit italian Carlo Goldstein. Koncerti do të mbahet më 19 nëntor në Klan Arena, në Prishtinë, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Operës së Kosovës....
Burimi:
kultplus.com