Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Opera dhome, shfaqet për herë të parë në kishën Shën Lucia në Durrës
Në Kishën Shën Lucia në Durrës, u shfaq për herë të parë një opera dhome shqiptare, vepër e krijuar nga kompozitori Red Radoja. “Ëndrra e Gotfridit”, me muzikë dhe libret nga vetë autori, u ngjit në skenë në kuadër të edicionit të 20-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës. Radoja, që prej vitesh jeton dhe krijon në Francë, e ka shkruar operën fillimisht në frëngjisht. Tani ajo vjen në versionin shqip, si një premierë e veçantë për skenën shqiptare, ku muzika klasike, motivet shqiptare, ëndrra dhe realiteti ndërthuren në një akt të vetëm. Në role u ngjitën emra të...