Burimi:
Pcworld.al

Foto © Pcworld.al
OpenAI përgatitet për lançimin e modelit më të fundit GPT-5
Modeli AI GPT-5 i OpenAI, versioni më i fundit i teknologjisë që fuqizon ChatGPT që prej 2022, pritet të debutojë së shpejti. Dy testues ndër të parët thanë për agjencinë e lajmeve Reuters se janë impresionuar nga aftësitë koduese dhe të zgjidhjes së problemeve matermatikore të modelit, po besojnë se diferencat mes GPT-4 dhe GPT-5 nuk është aq e madhe sa ajo mes GPT-3 dhe GPT-4. Avancimi i GPT-4 bazohej në rritjen e kapacitetit kompjuterik dhe sasisë së të dhënave, ndërsa kompania shpresonte se zgjerimi i ngjashëm i kapaciteteve do të sillte rezultatet të njëjta me performancën e GPT-5. Por OpenAI, mbështetur nga Microsoft dhe që vlerësohet me 300 miliardë dollarë, hasi probleme me zgjerimin e kapaciteteve. Një problem ishte kufizimi i sasisë të dhënave...