Burimi:
Top-Channel.tv

“OpenAI” gjyq me Elon Musk! Akuza për veprime të paligjshme, miliarderi amerikan në telashe
👁11647
OpenAI ka reaguar fuqishëm ndaj padisë së ngritur nga Elon Musk, duke e akuzuar atë për një sjellje të përsëritur ngacmuese dhe duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të një gjykate federale për të ndalur çdo “veprim të mëtejshëm të paligjshëm dhe të padrejtë” ndaj kompanisë. Në dokumentet e paraqitura, OpenAI thotë se Musk – bashkëthemelues i kompanisë në vitin 2015 – ka përdorur çdo mjet të mundshëm për të dëmtuar reputacionin dhe funksionimin e saj. Sipas OpenAI, Musk ka ndërmarrë sulme përmes mediave sociale, ka shpërndarë informacione të rreme tek më shumë se 200 milionë ndjekës, ka kërkuar të dhëna...