‘OpenAI do ta hajë Microsoft-in të gjallë’: Paralajmërimi i Elon Musk për Satya Nadella pas lançimit të GPT-5

‘OpenAI do ta hajë Microsoft-in të gjallë’: Paralajmërimi i Elon Musk për Satya Nadella pas lançimit të GPT-5

Kreu i Tesla-s, Elon Musk, ka paralajmëruar CEO-n e Microsoft, Satya Nadella, se OpenAI do të “hajë” kompaninë e tij të gjallë, pikërisht në ditën kur kompania e drejtuar nga Sam Altman lançoi GPT-5 në platformat e saj. “Sot, GPT-5 është lançuar në platformat tona, përfshirë Microsoft 365 Copilot, Copilot, GitHub Copilot dhe Azure AI Foundry,” tha Nadella. “Është modeli më i avancuar deri tani nga partnerët tanë në OpenAI, duke sjellë përparime të fuqishme në arsyetim, kodim dhe biseda, të gjitha të trajnuara në Azure.” Nadella theksoi se ishin vetëm dy vjet e gjysmë që kur CEO i OpenAI, Sam Altman, u bashkua me të në Redmond për të paraqitur GPT-4 në Bing, dhe tha se përparimi që ka ndodhur që atëherë ishte “i...