ONM brenda Gjykatës Kushtetuese, precedent poshtërues

ONM brenda Gjykatës Kushtetuese, precedent poshtërues

ONM brenda Gjykatës Kushtetuese, precedent poshtërues Nga av. Eugen Beçi* Miratimi i Vendimit Nr. 13, datë 2.11.2026, nga Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, përmes të cilit u miratua Aneksi për procedurat gjyqësore gjatë shqyrtimit të çështjeve të juridiksionit të rivlerësimit, shënon një devijim shqetësues dhe të papranueshëm nga arkitektura kushtetuese e vendit. Ky akt nuk është thjesht një zvarritje burokratike e një regjimi kalimtar të mbaruar më 17 qershor 2026, por një cënim i hapur i sovranitetit të drejtësisë kushtetuese përmes legjitimimit të ndërhyrjeve të huaja të paprecedenta. Është e patolerueshme se si burokratët e huaj të ONM-së, të paguar majmë me paratë e taksapaguesve, vazhdojnë të sillen si sundimtarë kolonialë mbi drejtësinë shqiptare, duke kapërcyer çdo kufi të mandatit të tyre dhe duke...